Flash News

KRYESORE

Ra nga dritarja teksa flinte, pas një jave në koma ndërron jetë 16-vjeçarja shqiptare

Ra nga dritarja teksa flinte, pas një jave në koma ndërron

16-vjeçarja Brikena Mehmeti, e cila jetonte në Treviso të Italisë, ka ndërruar jetë ditën e sotme pas qëndrimit një javë në koma. Brikena e  përgjumur, mbrëmjen e 15 Dhjetorit ngatërroi derën e tualetit me dritanen dhe gabimisht u rrëzua nga 4 metra lartësi duke marrë plagë të rënda.

Vajza nga Prishtina gjendej për një javë në koma në spitalin e “Castelfranco Veneto”, por fatkeqësisht nuk ka arritur të mbijetojë për shkak të plagëve të rënda që kishte marrë në kafkë, raportojnë mediat italiane.

Trupi i 16-vjeçares do të sillet në Prishtinë dhe do të varroset në qytetin e saj të origjinës.

Të fundit