Flash News

KRYESORE

Ra nga vinçi teksa po priste lisin që kishte zënë rrugën, humb jetën punonjësi i Bashkisë së Beratit

Ra nga vinçi teksa po priste lisin që kishte zënë

Një 46-vjeçar nga Berati ka humbur jetën ditën e sotme, pasi është rrëzuar nga lartësia, teksa ndodhej duke prerë një lis që kishte zënë rrugën.

Sipas policisë, rezulton që shtetasi Sh.M është punonjësi i Drejtorisë të Bujqësisë pranë Bashkisë Berat.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:40 në vendin e quajtur “Ura e Goricës”, në fshatin Kamçisht.

Punonjësit e drejtorisë së Shërbimit të Bashkisë së Beratit kanë qenë duke prerë një lis që kishte rënë në rrugë. Pas dy tre orësh njëri prej punëtorëve është tërhequr zvarrë duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Dyshohet se ka qenë një pakujdesi e punonjësit që nuk është mbajtur me mjetet mbrojtëse, por dyshohet edhe se drejtuesi i vinçit të ketë bërë një manovër të gabuar duke bërë që punonjësi të rrëzohet nga lartësia. Kjo ngjarje ka ndodhur gjatë orarit të punës.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 16:40 në vendin e quajtur “Ura e Goricës”, është rrëzuar nga lartësia, duke prerë një pemë, punonjësi i Drejtorisë të Bujqësisë pranë Bashkisë Berat, shtetasi Sh.M, 46 vjeç, banues në fshatin Kamçisht, Berat, i cili ndërroi jetë nga dëmtimet e mara.

Grupi hetimor po kryen veprimet proceduriale në vendngjarje.

Të fundit