Flash News

KRYESORE

Radarë dhe ‘Drager’ në çdo cep të Tiranës. “Kape atë Benz-in, ishte me 119 km/orë. Një shishe verë në fundjavë mund t’ju kushtojë miliona lekë ose jetën”

Radarë dhe ‘Drager’ në çdo cep të

Policia e Tiranës ka monitoruar të gjitha hyrje-daljet e qytetit mbrëmjen e djeshme, si dhe ka qenë e vendosur në disa rrugë kryesore. Në videot e publikuara shihen rastet kur automjetet lëvizin deri në 119km/orë në zonë të banuar apo shoferë që kanë konsumuar alkool.

Policia:

"Miq, të premtë, të shtunë ose të dielën nëse përdorni alkool dhe drejtoni mjetin shishja e verës mund të kushtojë miliona lekë, apo në rastin me të keq, edhe jetën. Mos i zbehni ngjyrat e fundjavës, argëtohuni, por në rast se konsumoni alkool, mos drejtoni automjetin, përdorni mjetet e transportit publik.”

“Policia Rrugore e Tiranës vijon me Radar në rrugët e brendshme të Tiranës për parandalimin e shpejtësisë tej normave të lejuara. 119 km/orë në qendër të banuar. S’ka koment për këtë. Deri në 3 muaj pezullim të Lejes së Drejtimit.”

“Drejtues të automjeteve, në rast se konsumoni alkool mos harroni se: "Taksia, kur konsumon alkool është shpëtuesi me ideal... kujtohuni gjithmonë për të dhe ngjyrën e saj."

“Me Radar në autostradë por edhe në rrugët e brendshme të Tiranës, për të parandaluar shpejtësinë tej normave të lejuara. Drejtues të automjeteve: Respektoni tabelat dhe limitet e shpejtesisë. 10 minuta më vonë në destinacion=më shumë siguri për jetën tuaj dhe përdorueseve të rrugës.” 

 

 

 

 

Të fundit