Flash News

KRYESORE

Radhë dhe pritje për tamponin/ Tri ditë kaos në Kakavijë, trafiku i automjeteve shkon deri në Jorgucat

Radhë dhe pritje për tamponin/ Tri ditë kaos në

Prej tri ditësh, situata në pikën kufitare të Kakavijës në drejtim të Greqisë sa vjen e përkeqësohet.

Shkak për këtë situatë, ku udhëtarët po qëndrojë me orë e me ditë në radhë është bërë kërkesa e palës greke për tamponët ndaj Covid 19 që u bëhen qytetarëve në kufi, para se të kalojnë në shtetin helen.

Po ashtu, gjatë natës kufiri ka qenë i mbyllur si një nga masat e Greqisë, duke bërë që radha e trafikut të shkojë 22 km, deri në Jorgucat, një situatë që nuk është shënuar asnjëherë më parë.

Një tjetër problematikë e kësaj situate të krijuar rrezikon që disa tamponë të jenë jo më të efektshëm për ata personat që e kanë kryer, nëse nuk kalojnë brenda ditës, pasi vlefshmëria e tyre zgjat vetëm 24 orë.

Të fundit