Flash News

KRYESORE

Radhë dhe sorollatje në hipotekën e Sarandës, dëshmi të qytetarëve

Radhë dhe sorollatje në hipotekën e Sarandës, dëshmi

Me radhë e sorollatje vijojnë të përballen qytetarët në hipotekën e Sarandës. Prej 20 qershorit, ZVRPP Sarandë drejtohet nga Gledi Duka, i emëruar në këtë detyrë me shpejtësi duke ardhur direkt nga një eskperiencë tre mujore në administratë.

Emërimi i tij mori jehonë në media dhe në deklaratat e Partisë Demokratike duke u quajtur i pabazuar në ligj, për shkak se rregullorja e ZVRPP përcakton qartë që duhet të kesh 5 vjet eksperiencë në administratë për t’u emëruar Rregjistrues.

Duka u akuzua gjithashtu për firmosjen e dosjeve me shkelje për të cilat i’u bë thirrje Prokurorisë për hetim.

Por edhe pse nën zë flitej se ai do të shkarkohej pas këtij skandali, "çuditërisht" vijon ende në detyrë.

https://youtu.be/8gtAGdEBblI

Të fundit