Flash News

KRYESORE

Radhë në kufirin me Malin e Zi, gazetarja telefonon ministrin Xhafaj, tregon çfarë i thanë malazezët

Radhë në kufirin me Malin e Zi, gazetarja telefonon ministrin Xhafaj,

Radhë kilometrike automjetesh që i drejtohen Malit të Zi përmes pikës së Muriqanit. Vargu i automjeteve është rreth 5 kilometra, ndërsa pritja e qytetareve ka variuar nga 1 deri në 2 orë.

Duke shfrytëzuar pushimin e së hënës së 1 Majit, qytetarë nga pjesë të ndryshme të Shqipërisë dhe Kosova vendosen që të udhëtojnë drejt Ulqinit, apo qyteteve të tjera Malazeze.

Është dashur një telefonatë nga Ministri Fatmir Xhafaj për të normalizuar situatën.Ndërkohë në doganë gazetarja Blerina Gjoka ka pyetur për shkakun e radhës ndërsa përgjigja që ka marrë ka qenë: “Po çfarë të bëjmë, është 1 Maji”. 

Ndryshe nga dalja, hyrja e Shqipërisë nuk pati fluks, ndërsa në shtimin e radhëve ndikuan edhe kontrollet e policisë për lende narkotike në automjetet e dyshuara. Këto intensitete lëvizjesh shfrytëzohen nga transportuesit thonë jashtë kamere forcat policore, prandaj edhe kontrolli kryhet me përparësi.

Të fundit