Flash News

KRYESORE

Radhë në Muriqan, vargu i automjeteve i kalon 1.5 kilometra

Radhë në Muriqan, vargu i automjeteve i kalon 1.5 kilometra

Kanë lënë të hyjnë në territorin Shqiptar për Krishtlindje, në orët e fundit përpara festës dhe po përballen me radhë kilometrike. Ne pikën e përbashkët kufitare mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, në Muriqan – Sukobinë, vargu i automjeteve i kalon 1.5 kilometra, raporton “Ora News”

Qe nga data 20 deri me 23 dhjetor, kanë hyrë afro 7700 shtetas dhe rreth 1700 automjete. Ato vijnë kryesisht nga Italia, Gjermania, Zvicra etj të cilët kanë zgjedhur të prekin tokën shqiptare këtë fundviti, për të festuar pranë familjeve të tyre.

Pritjet në kufi nuk i kanë pasur vetëm në Shqipëri, por për shkak të radhëve të gjata, atyre u është dashur të qëndrojnë për disa orë edhe në Slloveni e Kroaci, pasi policia kufitare ka shtuar kontrollet për shkak të frikës së sulmeve terroriste.

Në Muriqan po ashtu pritja ka shkuar 2 orë, apo edhe më shumë, ku sërish praktikohen të njëjtat kontrolle. 3 sportele janë vendosur në hyrje dhe më së shumti radhët shkaktohen thonë drejtues të policisë, pasi ka lëvizjet me autobus, e numri i udhëtareve është i lartë.

Nga mëngjesi i së dielës, e deri në dreke kanë hyrë në tokën Shqiptare 13 autobusë, ç’ka tregon se përveç fluksit të orëve të fundit, nga kriza shumë emigrantë kanë zgjedhur të udhëtojnë me agjenci turistike. Daljet nga Shqipëria kanë qenë të larta mbrëmjen e së premtes dhe të shtunën, por e diela ka shënuar rënie të tyre. Ne 24 orët e fundit në Shqipëri kanë hyrë 3 mijë emigrantë.

Të fundit