Flash News

KRYESORE

Radhët e gjata për aplikime, shtyhet vlefshmëria e kartave të identitetit

Radhët e gjata për aplikime, shtyhet vlefshmëria e kartave

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ishin sot në zyrat e reja, në rrugën “Bardhyl”, ku qytetarët mund të aplikojnë për rinovimin kartave të identitetit.

Ata njoftuan zgjatjen e vlefshmërisë së letërnjoftimeve elektronike që skadonin këtë vit deri më 31 dhjetor 2019 dhe të ofrimit të shërbimeve për aplikimet e reja edhe ditën e shtunë e të dielë.

“Për të ulur fluksin e qytetarëve të cilët aplikojnë për letërnjoftime elektronike, është vendosur zgjatja e afatit të vlefshmërisë për të gjitha kartat që skadojnë në 2019. Afati i tyre do të zgjatet deri më 31 dhjetor 2019. Gjithashtu hapen zyra të reja për aplikime”, shprehet Lleshaj.

Të fundit