Flash News

KRYESORE

Radhët kilometrike dhe situata e rënduar në Kakavijë, reagon Rama: Lutemi mirëkuptimin e qytetarëve

Radhët kilometrike dhe situata e rënduar në Kakavijë, reagon
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në Twitter mbi situatën e rënduar në Kakavijë ku situata vijon të jetë e tensionuar dhe shumë serioze. Rama i kërkon mirëkuptim qytetarëve që ndodhen në Kakavijë dhe shkruan se autoritetet shqiptare gjetur mirëkuptim ne diskutimet me palën greke, por thekson se e njëjta situate është ne kufijtë e tjerë të Greqisë. Postimi i Ramës ne Twitter:  Gjatë gjithë ditës kemi bashkëpunuar me palën greke në çdo nivel. Kemi gjetur mirëkuptim e gatishmëri dhe faktin është se e njëjta situatë është edhe në kufijtë e tjerë të Greqisë. Faleminderit për vazhdimin e punës gjatë natës sot dhe lutemi mirëkuptimin e qytetarëve në vijim!

Të fundit