Flash News

KRYESORE

“Radiot fetare në gjuhën shqipe”/ Aktivitet në promovimin e bashkëjetesës mes besimeve

Autoriteti i Mediave Audiovizive organizoi konferencën “Radiot fetare në gjuhën shqipe” me përfaqësues nga radiot fetare , ekspertë dhe studiues të medies, deputetë dhe drejtues të institucioneve publike dhe klerikë të religjioneve.

Qëllimi është që të dalë në pah roli dhe kontributi i redaksive fetare të komunitetit, në promovimin e tolerancës dhe bashkëjetesës mes besimeve.

Ministrja e Kulturës Elva Margariti në fjalën e saj u përqendrua te rëndësia e këtij takimi edhe pse “gjatë këtyre 30 viteve toleranca fetare është një nga vlerat më të mëdha që i është njohur shqiptarëve”. Ministrja Margariti, u shpreh se temat që trajtojnë mediet fetare promovojnë mjedisin e tolerancës në Shqipëri dhe i bëjnë një shërbim të mirë asaj.

Nga Selia e Shenjtë mori pjesë Prefekti i Dikasterit të Vatikanit për Komunikimet Shoqërore, Dr. Paolo Ruffini. Ai nënvizoi rëndësinë e radio Vatikanit, e cila prej 68 vitesh transmeton në gjuhën shqipe zhvillimet historike të shqiptarëve.

Kryetari i Autoritetit të Mediave Audiovizve Gentian Sala, u ndal te vlera e këtij aktiviteti për nxitjen e bashkëpunimit fetar dhe forcimin e mëtejshëm të mesazheve paqtuese që këto institucione kanë dhënë në shoqëri.

Për herë të parë transmetimet me përmbajtje fetare si dhe zyrtarë nga publiku shqiptar janë ndjekur prej 3 tetorit të vitit 1951, me fillimin nga puna të seksionit shqip të Radio Vatikanit.

Të fundit