Flash News

KRYESORE

 “RAI 3” dokumentar për drogën: Rruga e trafikut të kokainës Kolumbi-Meksikë-Shqipëri

 “RAI 3” dokumentar për drogën: Rruga e trafikut

Së shpejti në televizionin italian RAI 3 do të shfaqet një dokumentar që hedh dritë mbi rrugët e trafikut të kokainës nga Amerika Latine deri në Europë duke kaluar nga Shqipëria.

Me tiullin  “Narkotika”, i realizuar nga korrespondenti i RAI, gazetari Valerio Cataldi, dokumentari në fillim shfaq trafikun e kokainës dhe heroinës nga Guerrero, një shtet i vogël në Meksikën, por edhe një qendër për trafikun e madh të kokainës dhe heroinës të destinuar për tregjet amerikane dhe evropiane.

Pikërisht aty kultivohet lulëkuqja e opiumit, që më pas transfomohet në heroinë.

Më pas që nga Meksika dokumentari zhvendoset në Kolumbi në Katatumbo, në laboratorët klandestine të përpunimit të drogës, për t’u mbyllur në Shqipëri.

Duke e cilësuar si një dokumentar ‘bombë’, “Narkotika” pritet të shfaqet gjatë muajit korrik në kanalin publik italian RAI 3.

Të fundit