Flash News

KRYESORE

Rai 3: Mafia shqiptare, lidhje me kartelet e drogës në Amerikën Latine, njësoj si “Cosa Nostra”

Rai 3: Mafia shqiptare, lidhje me kartelet e drogës në Amerikën

Mafia shqiptare ka marrëdhënie të direkte me kartelet e drogës në Amerikën e Jugut. Ky është përfundimi që ka arritur televizioni italian “Rai 3”. Gazetarët janë ndalur te sasia e madhe e kokainës prej 617 kg që u kap në Brazil, ndërsa kanë arritur në përfundimin se rrugët e drogës kalojnë nga Shqipëria.

Sipas “Rai 3”, shqiptarët kanë ngritur laboratorë e janë po aq të fuqishëm sa edhe organizata mafioze italiane a “Cosa Nostra” .

Prokurori i antimafies, Nicola Gratteri ngre shqetësimin se duhen masa konkrete për të goditur mafien shqiptare.

“Nëse nuk e ndalon kush mafien shqiptare në Shqipëri, mafiozët do të bëhen të gjithëpushtetshëm.”

Agjentët brazilianë të antidrogës u befasuan kur panë në pakot e kokainës të sekuestruara ishte stampuar logoja e klubit të Elbasanit

Për televizionin italian “Elbasani, qyteti në zemër të Shqipërisë, konsiderohet si epiqendra e trafikut të heroinës që vjen nëpërmjet tokës nga Afganistani dhe kokainës që vjen direkt në portet e Durrësit dhe Vlorës. Është mafia shqiptare që kontrollon trafikun dhe drejton laboratorët e drogës, siç bënte ‘Cosa Nostra’ në Itali në vitet ’70. Kjo u gjet pikërisht në Elbasan, një laborator ku opiumi afgan, transformohej në heroinë”.

Të fundit