RAI3 publikon raportin sekret: Mbjellja e kanabisit në Shqipëri është rritur me 1200%

“Shqipëria është në negociata për të hyrë në Bashkimin Evropian. Një hyrje që do t’i jepte një shpresë më shumë shoqërisë shqiptare për të hequr qafe makthin e krimit”.

Në këtë mënyrë është prezantuar në ekranin e RAI 3 një reportazh i gazetarit italian Valerio Cataldi mbi kultivimin e narkotikëve në Shqipëri vitet e fundit.

Sipas reportazhit, referuar një raporti sekret të Policisë i siguruar nga RAI3, kultivimi i lëndëve narkotike në Shqipëri ka ardhur në rritje.

“Është rritur me 1200% ose 12 herë mbjellja e kanabisit. Ka rrënjë të fshehura që i përkasin një lloji kanabisi i importuar nga Vietnami, i modifikuar gjenetikisht për të pasur një përqindje të lartë të drogës”, sqarohet  në reportazh, ku shfaqen edhe pamje nga ajri të Guardia di Finanza në territorin shqiptar.

Gazetari italian shton se bimët e gjetura në vitin që lamë pas janë më pak se 1 mijë. “Situata ka ndryshuar. Të dhënat e raporti të ri tregojnë se ky realitet mjaft ndryshe mbahet ende i rezervuar” , thuhet në reportazhin italian, ndërsa për rastin flet edhe prokurori i Leçes Giacomo Cataldi.

“Përmes trafikut të lartë të marijuanës, Shqipëria është kthyer në një nga prodhueset më të mëdhenj, duke siguruar pasuri të shumta për mafian shqiptare”, thotë prokurori italian.