Flash News

KRYESORE

Rajmonda Bulku: Xhevdeti u nda nga jeta sapo ishte bërë gjysh, s’mundi ta shijojë aq sa duhej

Rajmonda Bulku: Xhevdeti u nda nga jeta sapo ishte bërë gjysh,

Aktorja Rajmonda Bulku është shprehur e shokuar për lajmin e ndarjes së parakohshme nga jeta të aktorit Xhevdet Ferri.

Në një prononcim për ‘Panorama’, aktorja tregon se me Ferrin njihej prej shumë kohësh dhe kishte ndarë shumë role në filma artistikë, bashkë me të shoqen e tij, Rozetën.

“Mund të përmend filmin ‘Edhe vjen një ditë’, apo ‘Vitet e pritjes’. Janë dy filma ku kemi role me peshë. Nga Xhevdeti veçoj faktin se ishte tepër inteligjent dhe këtë nuk e fshihte as në sheshxhirim. Ishte një partner komod, i ekuilibruar dhe shumë mirëkuptues”, thotë Bulku, e cila nuk lë pa e cilësuar si një person familjar, miqësor dhe se së fundmi sapo ishte bërë edhe gjysh.

“Më vjen keq që u nda nga jeta në një kohë kur sapo ishte bërë gjysh dhe s’mundi ta shijojë aq sa duhej”, tha aktorja.

Të fundit