Flash News

Rajoni

Krim në familje në Shkup, 40-vjeçari vret me thikë nënën dhe gjyshen

Krim në familje në Shkup, 40-vjeçari vret me thikë

Një krim në familje ka tronditur pasditen e sotme Maqedoninë e Veriut.

Një 40-vjeçar ka vrarë me thikë nënën dhe gjyshen e tij, përkatësisht rreth 60 dhe 80 vjeçare.

“Sot pasdite, zyrtarë të stacionit policor në Karposh i kanë hequr lirinë M.J. (40) nga Shkupi, për shkak të dyshimit se në një banesë në rrugën “Ruzveltova” në Shkup, me lëndë të mprehtë ka sulmuar nënën dhe gjyshen e tij, të moshës rreth 60 dhe 80 vjeçare, të cilët nga plagët e marra kanë ndërruar jetë”, ka njoftuar paraprakisht policia.

Pas krimit, autori i dyshuar është vënë në pranga. Nuk dihen ende rrethanat dhe motivet e ngjarjes.

 

Të fundit