Flash News

Rajoni

Krim në familje në Shkup, vëllai vret vëllanë dhe kunatën, më pas plagos veten

Krim në familje në Shkup, vëllai vret vëllanë dhe

Një krim në familje ka tronditur sot Shkupin.

Sipas informacioneve të para , një i moshuar ka vrarë vëllanë dhe kunatën dhe më pas ka goditur veten me thikë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në Stajkovcë të Shkupit.

Mësohet se burrë e grua 64 dhe 57 vjeç u gjetën të plagosur në banesën e tyre, por më pas mjekët konfirmuan se ata kishin ndërruar jetë.

Po ashtu me plagë thike u gjet edhe një 67-vjeçar, i cili rezulton të jetë vëllai i 64-vjeçarit. Policia në Maqedoninë e Veriut dyshon se ai është autori i vrasjes.


Autori aktualisht ndodhet në spitalin “Sveti Naum Ohridski”, konfirmojnë jozyrtarisht nga SPB Shkup, ndërsa priten informacione të detajuara nga autoritetet.

Të fundit