Flash News

Rajoni

Drogë nga Shqipëria në Italia, goditet banda me 47 anëtarë

Drogë nga Shqipëria në Italia, goditet banda me 47

Prokuroria e Trentos në Itali ka ngritur 47 aktakuza për një bandë kriminale e cila zhvillonte aktivitetin e trafikut të drogës mes Shqipërisë dhe Italisë.

Sipas mediave vendase, një grup italianësh në Romë, në bashkëpunim me një organizatë kriminale nigeriane, kryenin dërgesa të lëndëve narkotike në pjesën më të madhe të gadishullit, me interesa të veçanta në Veri. -Në Lindje, përfshirë Trenton, Bolzanon dhe Triesten, dërgoheshin çdo ditë disa dhjetëra kilogramë marijuanë, e cila arrinte në Itali nga Shqipëria nëpërmjet kanalit të Otrantos.

Blerja kryhej në Trento përmes kontakteve telefonike me përdorimin e SMS në emër të subjekteve fiktive, të zëvendësuara rregullisht, apo edhe përmes Ëhatsapp, Facebook dhe kanaleve të tjera Voip.

Droga u rishpërnda kryesisht në qytetin e Trento, Bolzano, Merano, Rovereto, në Piana Rotaliana dhe në komuna të tjera në Trentino Alto Adige.  

Të fundit