Flash News

Rajoni

10 viktima nga shpërthimi në spitalin covid në Tetovë, ishin konstatuar probleme në ndërtimin e godinës

10 viktima nga shpërthimi në spitalin covid në Tetovë, ishin

Ka shkuar në 10, numri i viktimave nga shpërthimi që ndodhi në spitalin covid në Tetovë, mbrëmjen e kaluar.

Nuk përjashtohet mundësia që bilanci të rritet, pasi disa pacientë janë në gjendje serioze për jetën. Kështu ka konfirmuar ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe me anë të një postimi në rrjetet sociale.

“Në Tetovë ka ndodhur një fatkeqësi që ka marrë shumë jetë. Për momentin janë konfirmuar dhjetë të vdekur nga zjarri, por numri mund të rritet”, ka shkruar mes tjerash Filipçe në Twitter.

Ndërkohë Prokuroria Publike Themelore ka njoftuar se pesë prokurorë janë angazhuar në terren, ku po kryejnë hetimet e nevojshme për zbardhjen e shkaqeve që çuan në këtë ngjarje të rëndë.

Mediat shkruajnë se më herët ishin raportuar gabime në ndërtimin e këtij spitali. Por këto konstatime kanë kaluar pa u marrë masat përkatëse.

Të fundit