Flash News

Rajoni

11 orë diskutime në Bruksel, Lajçak: Kosova dhe Serbia janë pranë marrëveshjes

11 orë diskutime në Bruksel, Lajçak: Kosova dhe Serbia

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë se të dyja shtetet janë pranë arritjes së marrëveshjes.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai shkruan se pas 11 orësh bisedimesh intesive është arritur progress, ndërsa thekson se hapi i fundit është më i vështiri.

"Pas 11 orësh negociata intensive dje, jemi afër arritjes së një marrëveshjeje për disa dokumente. Por si zakonisht, hapi i fundit është më i vështiri. Puna vazhdon", shkroi ai.

Dje në Bruksel, kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë kanë zhvilluar takime dypalëshe me zyrtarët e Bashkimit Evropian por nuk ka pasur një takim të përbashkët midis Kosovës, Serbisë dhe Bashkimit Evropian.

Të fundit