Flash News

Rajoni

12 miljet në detin Jon, mediat greke: Mesazh i fortë ndaj Turqisë

12 miljet në detin Jon, mediat greke: Mesazh i fortë ndaj Turqisë

"Greqia në mënyrë indirekte po i dërgon një mesazh, Turqisë, e cila vazhdon veprimet e saj provokuese edhe pas Samitit të Dhjetorit, duke zbatuar Dekretin Presidencial mbi mbylljen e gjireve dhe vizatimin e vijave bazë në rajonin e detit Jon", shkruajnë mediat greke në lidhje me çështjen e detit Jon.

Burimet qeveritare raportojnë se "Greqia nuk ka frikë të ushtrojë të drejtat e saj, kur e gjykon të përshtatshme në shkallë vendi".

Sipas një njoftimi të Ministrisë së Punëve së Jashtme, Dekreti Presidencial u lëshua në zbatim të ligjit ratifikues të Konventës së Kombeve të Bashkuara 1982 mbi Ligjin e Detit.

 "Është një hap i domosdoshëm për procesin e zgjerimit të zonës bregdetare të vendit në zonën e mësipërme, një veprim që është, sipas Konventës, një e drejtë e patjetërsueshme e vendit.

Dekreti Presidencial thotë se Greqia rezervon të drejtën të ushtrojë të drejtat e saj përkatëse në pjesë të tjera të territorit të saj, pasi ato rrjedhin nga Konventa mbi Ligjin e Detit, e cila pasqyron të drejtën zakonore ndërkombëtare," tha Ministria e Jashtme.

Greqia, e vendosur në mënyrë rigoroze për mbrojtjen e së drejtës ndërkombëtare, përfshirë ligjin e detit, gjithmonë vepron në përputhje me ligjin ndërkombëtar," përfundon deklarata.

Të fundit