Flash News

Rajoni

14 viktima nga djegia e spitalit Covid në Tetovë, jep dorëheqjen ministri i Shëndetësisë së RMV

14 viktima nga djegia e spitalit Covid në Tetovë, jep dorëheqjen

Dy ditë pas ngjarjes tragjike, ku 14 persona humbën jetën nga djegia e spitalit Covid në Tetovë, jep dorëheqjen Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Lajmin e ka bërë të ditur në një konferencë për shtyp ku ka bërë me dije se i ka dërguar kryeministrit Zoran Zaev propozimin për dorëheqjen e tij nga posti i ministrit të Shëndetësisë.

Dorëheqja e tij  vjen pas tre dorëheqjeve paraprake pasditen e sotme, atë të dy drejtorëve të spitalit të Tetovës dhe zëvendësit të tij, Ilir Hasani.

Kujtojmë se para 2 ditësh në spitalin Covid të Tetovës humbën jetën 14 pacientë të shtruar me Covid-19 si shkak i rënies së zjarrit brenda tij. Deri tani, për këtë ngjarje nuk është vënë akoma asnjë person para përgjegjësisë, ndërkohë Prokuroria Themelore ka bërë me dije se ka hapur procedurë paraprake për rastin në fjalë.

 

 

Të fundit