Flash News

Rajoni

29 viktima nga tërmeti i fuqishëm në Haiti, shpallet gjendja e jashtëzakonshme

29 viktima nga tërmeti i fuqishëm në Haiti, shpallet gjendja e

Të paktën 29 persona mbetën të pajetë nga tërmeti i fuqishëm që goditi pasditen e sotme Haitin. Kryeministri Ariel Henry tha se po mobilizonte të gjitha burimet në dispozicion të qeverisë për të ndihmuar viktimat në zonat e prekura.

Epiqendra e tërmetit ishte rreth 125 kilometra në perëndim të kryeqytetit Port-au-Prince, tha Shërbimi Gjeologjik Amerikan dhe u raportuan dëme të mëdha.

Jerry Chandler, drejtori i mbrojtjes civile në Haiti, tha se numri i të viktimave ishte 29 dhe se ekipet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë të punojnë për të gjetur të mbijetuar.

Ai shpalli një gjendje të jashtëzakonshme një mujore për të gjithë vendin. Në një konferencë për shtyp, ai tha se nuk do të kërkonte ndihmë ndërkombëtare derisa të dihet shkalla e dëmeve.

Burimi: Euronews

Të fundit