Flash News

Rajoni

9 vatra zjarri aktive në Kosovë, flakët ‘kërcënojnë’ Bjeshkët e Nemuna

9 vatra zjarri aktive në Kosovë, flakët

Situata me zjarret edhe në Kosova është në nivel shqetësues. Aktualisht në të gjithë vendin regjistrohen 9 vatra zjarri aktive ku situata më kritike paraqitet në Bjeshkët e Nemuna dhe në komunën e Suharekës  dhe të Prizrenit.

Sipas Gazeta Express, autoritetet e emergjencës kanë njoftuar se zjarri që ka përfshirë parkun e Bjeshkëve të Nemuna prej 29 korrikut mbetet një kërcënim serioz, pasi tereni i vështirë dhe kushtet e motit e bëjnë më të komplikuar ndërhyrjen nga toka.

Në funksion të operacionit për neutralizimin e vatrave në zonën e Bjeshkëve të Nemuna, janë angazhuar edhe dy helikopterë për të mundësuar shuarjen e zjarrit nga ajri dhe pritet që shumë shpejt të vijë edhe një i tretë në ndihmë të efektivëve.

Sa i përket rajoneve të tjera të Kosovës, situata paraqitet më e qëndrueshme duke bërë të mundur që vetëm me kapacitet e fektivëve nga toka të neutralizoheshin vatrat e zjarrit.

Të fundit