Flash News

Rajoni

A do ta njohë Greqia Kosovën? Flet ish-ministri i Jashtëm

A do ta njohë Greqia Kosovën? Flet ish-ministri i Jashtëm

Kosova është një hap më pranë anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Komiteti Ministror i Këshillit të Evropës, ka marrë vendim që t’ia përcjellë Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës kërkesën për anëtarësimin e Kosovës.

Lidhur me këtë vendim pati 33 vota pro, shtatë kundër dhe pesë abstenime.

Shtetet që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës: Spanja, Rumania, Qipro, Gjeorgjia, Azerbajxhani, Serbia, dhe Hungaria si surpriza më e madhe duke konsideruar faktin se kjo e fundit e njeh pavarësinë e Kosovës. Greqia, Sllovakia, Ukraina e Bosnja abstenuan, ndërsa Armenia nuk votoi.

Kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiç ka anuluar pjesëmarrjen e saj në forumin ekonomik të Delphit në Greqi për shkak të qëndrimit të Athinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Georgos Katrougalos, profesor i të Drejtës Publike, ish-ministër i Jashtëm i Greqisë tha në një intervistë për Euronews Albania se nuk ka një ndryshim të qëndrimit të Greqisë kundrejt njohjes së Kosovës pasi Greqia është një marrëveshje të pranuar nga të dyja palët.

Të fundit