Flash News

Rajoni

A do të vendosin shqiptarët për presidentin e Maqedonisë së Veriut më 8 maj?

A do të vendosin shqiptarët për presidentin e Maqedonisë

Kandidatja opozitare Gordana Siljanovska-Davkova e ka fituar bindshëm rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut të mërkurën, dhe do të përballet me presidentin aktual, Stevo Pendarovski, në rundin e dytë më 8 maj.

Davkova ishte kandidate për presidente edhe në zgjedhjet e vitit 2019, por humbi në rundin e dytë përballë Pendarovskit, i cili triumfoi falë votave të shqiptarëve të cilët i ndihmuan ta përmbyste epërsinë e Davkovës nga rundi i parë i zgjedhjeve.

Se a do të ketë përmbysje të rezultatit edhe më 8 maj mbetet të shihet, por bazuar në dallimin e thellë të Davkovës prej rreth 180 mijë votave, Pendarovskit i nevojitet mbështetja e dy kandidatët shqiptarë për president, Bujar Osmanit dhe Arben Taravarit, që së bashku kanë siguruar rreth 200 mijë vota.

Por, me gjithë fitoren bindëse të Davkovës në rundin e parë, votat e shqiptarëve mund përsëri të luajnë rol kyç në rundin e dytë, sikurse para pesë vjetëve.

Sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), Davkova – e cila vjen nga partia opozitare VMRO DPMNE – i fitoi 40.10 për qind të votave, ndërsa Pendarovski nga Lidhja Social Demokrate (LSDM) në pushtet, i fitoi 19.93 për qind të votave.

Shtatë kandidatë garuan në rundin e parë, në mesin e të cilëve edhe dy shqiptarë, të cilët nuk ia dolën të fitonin vota të mjaftueshme për ta siguruar balotazhin.

Bujar Osmani nga Fronti Evropian i mori 13.36 për qind të votave, ndërsa Arben Taravari nga koalicioni opozitar VLEN 9.21 për qind të votave.

Davkova – duke folur pasi e fitoi rundin e parë – tha se nuk është kundër integrimit evropian të vendit, por se kërkon që integrimi “të mos bëhet duke dëmtuar interesat shtetërore e kombëtare maqedonase”.

Ajo u zotua se, nëse zgjidhet presidente, do të angazhohet për thellimin e bashkëpunimit rajonal, “që vendet e rajonit së bashku të ecin drejt rrugës së integrimit në Bashkim Evropian”.

A do të jetë vota e shqiptarëve vendimtare në rundin e dytë?

Davkova dhe Pendarovski do të përballen në rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, të cilat do të mbahen më 8 maj, së bashku me zgjedhjet parlamentare.

Davkova ishte kandidate për presidente edhe në zgjedhjet e vitit 2019, por humbi në rundin e dytë përballë Pendarovskit, i cili triumfoi falë votave të shqiptarëve të cilët i ndihmuan ta përmbyste epërsinë e Davkovës nga rundi i parë i zgjedhjeve.

Se a do të ketë përmbysje të rezultatit edhe më 8 maj mbetet të shihet, por bazuar në dallimin e thellë të Davkovës prej rreth 180 mijë votave, Pendarovskit i nevojitet mbështetja e dy kandidatët shqiptarë për president, Bujar Osmanit dhe Arben Taravarit, që së bashku kanë siguruar rreth 200 mijë vota.

I pyetur se cilin kandidat do ta mbështesë më 8 maj, Taravari u përgjigj: “Ende nuk kemi vendosur. Si koalicion duhet të ulemi dhe të bisedojmë për këtë çështje”.

Por, ai ka marrë një mesazh nga kryetari i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski, i cili e ka uruar për rezultatin e arritur në zgjedhje dhe i ka shprehur gatishmërinë për të biseduar për pjesëmarrjen e opozitës shqiptare në qeverinë e ardhshme pas 8 majit.

Kandidati i Frontit Evropian, Bujar Osmani, gjithashtu nuk është prononcuar se cilin nga kandidatët do ta mbështesë në rundin e dytë, por ka përsëritur thirrjen për unitet në rrugën e integrimit evropian.

“Të vazhdojmë këtë betejë, të bëhemi bashkë. Edhe ata që kanë dilemën më të vogël t’i bashkohen Frontit Evropian, sepse ai është garanci i së ardhmes së begatë evropiane”, ka deklaruar Osmani.

Në Maqedoninë e Veriut deri në vitin 2017 ka pasur një rregull të pashkruar, që qeveritë formohen nga partitë fituese shqiptare dhe maqedonase, pavarësisht orientimeve të tyre programore./ REL

Të fundit