Flash News

Rajoni

A duhet të ndahet Shqipëria nga M.Veriut për negociatat? Si përgjigjet Talat Xhaferri

A duhet të ndahet Shqipëria nga M.Veriut për negociatat? Si

Në Këshillin e ardhshëm të muajit qershor pritet të merret vendimi nëse do të hapen apo jo negociatat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE.

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar së fundmi se nëse negociatat me BE nuk do të hapen në qershor Shqipëria do të kërkojë ta ndahet në këtë proces nga Maqedonia e Veriut. 

Kreu i parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferri është pyetur në ABC se a duhet të ndarë Shqipëria nga Maqedonia e Veriut në qershor nëse sërish Bullgari vendos veton, Xhaferri tha se kjo pjesë ju përket institucioneve ndërkombëtare të BE dhe jo vendeve tona.

“Kur flasim për çiftin, për të drejtën apo pa të drejtën fillimisht duhet të themi se çështja e çifteve nuk është pjesë e vendimmarrjes tonë që ne të shkojmë paralel me njëri-tjetrin, kjo është çështje e vendimmarrjes së Bashkimit Evropian të vendimmarrjes së tyre. Në atë kontekst ne nuk kemi patur zgjidhje tjetër, përpos të rrugëtojmë bashkë.

Vlerësimi për 2019-ën bëhet bashkërisht edhe për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, sepse i kanë përmbushur të gjitha parakushtet e nevojshme që hapin fazën e radhës në negociata. Për fat të keq kundërshtimi bilateral i Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut rezultoi që dëm kolateral të jetë edhe statusi i republikës së Shqipërisë.

Në kontekst të së drejtës çdo vend sovran ka të drejtën e vet individuale, dhe ne aty nuk mund të ndërhyjmë edhe po të duam, sepse është e drejtë e institucioneve të Shqipërisë që të veprojnë për atë si është më e drejtë për vendin. Ne si Maqedoni e Veriut duhet të punojmë për arritjen e rezultateve dhe jo të mendojmë nëse Shqipëria do të ndahet apo jo”, tha Xhaferri.

Të fundit