Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës

Pak orë pas mbylljes së qendrave të votimit në zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi, më 19 mars, 37-vjeçari Jakov Millatoviq ka shpallur fitoren, edhe pse nuk ka fituar.
Ky nder i ka takuar presidentit aktual, Millo Gjukanoviq, 61 vjeç, i cili ka dominuar politikën e Malit të Zi për plot tri dekada dhe ka fituar rundin e parë të zgjedhjeve me 35.3 për qind të votave.
Megjithatë, Millatoviq, i mbështetur nga partitë tjera, ka marrë zemër për balotazhin e 2 prillit.
“Kam premtuar se do të kemi sukses dhe ia kemi dalë”, ka thënë ai para një turme mbështetësish në Podgoricë.
“Kjo është një fitore për të gjithë ata që janë diskriminuar në 30 vjetët e kaluar - fëmijët e të cilëve janë larguar nga Mali i Zi. Më 2 prill, ne do ta dërgojmë Gjukanoviqin në pension”, ka thënë ai.
Analistët thonë se është ende e paqartë nëse Millatoviq dhe partia e tij në rritje “Evropa tani” do të vazhdojnë t’i ndjekin politikat pro Bashkimit Evropian.
Ata paralajmërojnë se marka e populizmit e kësaj partie mund të shkaktojë lëkundje përballë çështjeve të vështira me të cilat përballet një nga demokracitë më të reja të kontinentit, përfshirë këtu: ndarjet politike mbi identitetin serb dhe malazez, marrëdhëniet me Beogradin dhe Kishën Ortodokse Serbe, si dhe ndikimin rus në rajon.
“Fitorja e mundshme e zotit Millatoviq në rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Mal të Zi, nuk do të thotë se ne do të kemi një person pro BE-së/NATO-s në postin e presidentit”, thotë për Radion Evropa e Lirë Vesko Garçeviq, ish-ambasador i Malit të Zi dhe profesor në Shkollën e Studimeve Globale të Universitetit të Bostonit, Frederick S. Pardee.
Natën e zgjedhjeve, Millatoviq, i cili ka kryer një pjesë të shkollimit në Perëndim, ka bërë përpjekje t’i qetësojë malazezët pro-evropianë dhe të huajt, që kanë shprehur shqetësime se çështjet e identitetit kombëtar dhe afinitetet me Serbinë fqinje dhe Rusinë mund ta pengojnë vazhdimin e integrimit evropian të Malit të Zi.
Millatoviq ka thënë se ai është një hap më pranë përmbushjes së premtimit të tij: “Unë do të jem ai që do ta dërgojë vendin në BE”.
Anëtarësimi në BE është një dëshirë e vazhdueshme e shumicës së qytetarëve të Malit të Zi. Vendi ka aplikuar për anëtarësim në bllok në vitin 2008, dy vjet pasi ka shpallur pavarësinë nga Serbia.
Por, rreth një e treta e banorëve të Malit të Zi identifikohen si serbë dhe i falen Kishës Ortodokse Serbe, e cila, dy vjet më parë, ka treguar muskujt e saj politikë, për të rrëzuar aleatët qeverisës të Gjukanoviqit në favor të partive pro-serbe.
Sido që të kenë qenë pengesat dhe devijimet gjatë rrugës, Gjukanoviq ka kaluar dekada duke ndjekur një politikë euro-atlantike, e cila ka kulmuar me anëtarësimin e Malit të Zi në NATO në vitin 2017.
Por, balotazhi i 2 prillit mund të jetë fundi i Gjukanoviqit në politikën kombëtare dhe dobësimi i mëtejshëm i Partisë së tij Demokratike të Socialistëve (DPS), e cila ka qeverisur vazhdimisht nga viti 1991 deri më 2020.
Gjukanoviq i ka fituar zgjedhjet presidenciale të vitit 2018 me 53 për qind të votave.
Zllatko Vujoviq, profesor i shkencave politike në Universitetin e Podgoricës, thotë se “Evropa tani” mund të gëlltisë edhe votues të partive të tjera.
“Kjo mund të ndikojë në një ristrukturim të madh të skenës politike”, thotë Vujoviq për Radion Evropa e Lirë.
Një ristrukturim ka filluar ndoshta dy vjet e gjysmë më parë, kur disa grupe relativisht të ndryshme - të udhëhequra nga një koalicion pro-serb - kanë mundur DPS-në dhe aleatët e saj, duke fituar shumicën parlamentare, edhe pse vetëm me një ulëse më shumë.
Millatoviq është bërë ministër i Ekonomisë në Qeverinë që është zgjedhur atëbotë dhe është udhëhequr nga kryeministri Zdravko Krivokapiq, një serb dhe një akademik pro-rus.
Në dy vjetët pasues, dy qeveri janë rrëzuar për shkak të konflikteve të brendshme. Një qeveri teknike ka mbetur në krye deri në zgjedhjet e parakohshme, që janë caktuar tashmë për datën 11 qershor.
“Ka pasur shumë protesta kundër korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin nën Qeverinë e mëparshme. Kjo është ndjerë shumë”, thotë Kurt Bassuener, bashkëpunëtor i lartë në Këshillin e Politikave të Demokratizimit me qendër në Berlin.
“Por, ajo që ka pasuar, nuk ka qenë një pastrim për t’i forcuar institucionet dhe për ta forcuar sundimin e ligjit, por për t’i populluar institucionet me njerëzit e tyre”, thotë ai.
Shenjat e ristrukturimit politik kanë vazhduar në vitin 2022 me formimin e partisë “Evropa tani”, nën udhëheqësin Millojko Spajiq dhe me nënkryetar Millatoviqin.
Në zgjedhjet lokale të tetorit të kaluar, “Evropa tani” ka fituar 41 nga 458 vendet legjislative lokale që kanë qenë në garë në 14 komuna, përfshirë Podgoricën.
Kjo ka qenë shumë më pak se 110 ulëset e DPS-së dhe 98 ulëset e aleancës pro-serbe, Fronti Demokratik, por mahnitshëm për një parti që është krijuar vetëm katër muaj përpara atyre zgjedhjeve.
Një gjë e tillë ka sinjalizuar gjithashtu mbështetje publike për përpjekjet e Spajiqit dhe Millatoviqit për të nxitur përtëritjen ekonomike dhe rritjen e pagave, duke hequr dorë nga financimi i drejtpërdrejtë i kujdesit shëndetësor, midis hapave të tjerë.
“Lëvizja ‘Evropa tani’ u ka ofruar votuesve gjëra që duan të dëgjojnë: paga më të mira, luftë kundër korrupsionit dhe [kritika ndaj] establishmentit politik”, thotë Garçeviq, “[por] ajo i shmang të gjitha çështjet e vështira, si marrëdhëniet me Rusinë, Serbinë, apo rolin e Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi”.
Garçeviq thotë se narrativat e lëvizjes “Evropa tani” shpesh “ngjajnë me narrativat e partive populiste evropiane”, por “kjo nuk do të thotë se domosdoshmërisht janë të njëjta - thjesht, nuk e dimë ende”.
Sipas tij, kjo gjithashtu flet për një skenë monotone politike në Mal të Zi.
“Fakti që kandidati i një partie joparlamentare, të formuar vetëm disa muaj më parë, fiton pothuajse 30 për qind të mbështetjes popullore dhe ka gjasa t’i fitojë zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi, flet se sa shumë kanë nevojë qytetarët për politika të reja dhe aktorë të rinj politikë”, thotë Garçeviq.
Vujoviq thotë se qasja populiste e “Evropës tani” është e paqëndrueshme në një afat më të gjatë.
“Unë mendoj se pritjet e qytetarëve i tejkalojnë shumë edhe premtimet e bëra nga udhëheqësit e ‘Evropës tani’. Ekziston një optimizëm i pabazuar se pagat do të vazhdojnë të rriten, edhe pse ne nuk kemi të ardhura në buxhet për t’i financuar ato”, thotë Vujoviq.
Sipas disa vëzhguesve, ka edhe shenja të tjera paralajmëruese, veçanërisht në lidhje me çështjet e identitetit kombëtar dhe ndikimin e Kishës Ortodokse Serbe.
Krivokapiq ka përdorur fjalën “apostuj” për të përshkruar kabinetin që ka drejtuar menjëherë pasi grupet e tij dhe të tjerat anti-Gjukanoviq, kanë fituar zgjedhjet e vitit 2020.
Shumë e kanë konsideruar si zgjedhje provokuese fjalësh, pasi Kisha Ortodokse Serbe ka udhëhequr mitingje antiqeveritare dhe ka mobilizuar besimtarë të saj në Mal të Zi për të ndihmuar në rrëzimin e DPS-së. Kjo ka ndodhur pasi Qeveria e Gjukanoviqit ka miratuar një ligj të ri për lirinë fetare, por i kontestueshëm nga Kisha.
Bassuener thotë se Millatoviq nuk duket si “kandidat kompromisi” për shumë njerëz. Ai vë në dukje këtu ndjeshmërinë e shumë malazezëve në lidhje me marrëdhëniet me Kishën Ortodokse Serbe dhe serbët në përgjithësi.
I gjithë rajoni i Ballkanit, aktualisht, po përballet me dezinformimin pro-rus dhe refuzimin e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, për t’iu bashkuar sanksioneve të Perëndimit kundër Rusisë, për shkak të pushtimit të Ukrainës.
“Mosbesimi ndaj Millatoviqit dhe ‘Evropës tani’ nga ana e atyre që identifikohen si malazezë dhe identifikohen me shtetësi malazeze, është i thellë”, thotë Bassuener.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38