Flash News

Rajoni

A po përsëritet rasti i Tiranës? Nxënësi sulmohet nga bashkëmoshatarët para Shkollës së Mjekësisë në Tetovë

A po përsëritet rasti i Tiranës? Nxënësi sulmohet nga

Një sulm fizik mes nxënësve ka ndodhur në një nga shkollat e Tetovës në Maqedoninë e Veriut.

Një nxënës është sulmuar nga një grup nxënësish , ndërsa rasti tashmë është denoncuar në polici, raportojnë mediat vendase. 

Forca të shumta policore janë parë duke siguruar vendin, ndërkaq mësohet se dy persona janë ndaluar në Stacion Policor. Ende nuk dihen shkaqet që çuan deri te ky akt.

Kujtojmë se ngjarja vjen pak ditë pasi Tirana u trondit nga rasti i vdekjes së Martin Canit, 14-vjeçarit që humbi jetën si pasojë e plagëve që mori nga sulmimi i bashkëmoshatarëve të tij. 

Të fundit