Flash News

Rajoni

Abazoviç: Do të votojmë për shkarkimin e presidentit Gjukanoviç

Abazoviç: Do të votojmë për shkarkimin e presidentit

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, tha se Kuvendi duhet të votojë iniciativën e URA për shkarkimin e presidentit Milo Gjukanoviç.

Deputetët e shumicës parlamentare, Frontit Demokratik pro-rus, Demokratët dhe Lëvizja Qytetare URA kanë nisur në Kuvendin e Malit të Zi, më 23 shtator, procedurën për shkarkimin e presidentit, Milo Gjukanoviç.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Abazoviç u shpreh se Gjukanoviç ka shkelur Kushtetutën gjatë procedurës për emërimin e mandatarit për formimin e qeverisë.

“Tashmë jemi një shumicë e sapo-konstituuar, e cila mbështet formimin e një Qeverie të re, por është mjaft e larmishme me subjekte të ndryshme politike, që kanë vizione të ndryshme. Zgjidhja me siguri do të vijë në zgjedhje, por nuk është presidenti ai që do të vendosë se kur do të zhvillohen ato zgjedhje”, tha Abazoviç.

Pas rrëzimit të qeverisë së Abazoviç me mocionin e mosbesimit, tre partitë që fituan shumicën parlamentare, ranë dakord që Miodrag Lekiç të jetë mandatar për përbërjen e qeverisë së re.

Gjukanoviç refuzoi që Llekiç të jetë mandatar për formimin e qeverisë së re, me arsyetimin se nuk janë plotësuar kushtet e nevojshme.

Të fundit