Flash News

Rajoni

Abazoviç flet pas rrëzimit nga pushteti: Ishte qeveri që zgjati pak, por mori vendimet më të vështira

Abazoviç flet pas rrëzimit nga pushteti: Ishte qeveri që zgjati

Kuvendi i Malit të Zi ka votuar mosbesimin ndaj Qeverisë së Dritan Abazoviç, duke e rrëzuar nga pushteti me 50 vota pro.

Pas këtij vendimi, Abazoviç ka reaguar duke thënë se qeveria e tij zgjati më pak, por mori vendimet më të vështira.

 “Po i shpall koalicionin e ri Milo Gjukanoviç dhe Aleksa Beçiç, shpresoj që shpejt të bien dakord për qeverinë. Jemi të gatshëm t’ia dorëzojmë stafetën kujtdo që shpresojmë se do ta udhëheqë më mirë vendin.

Më vjen keq që krimi i organizuar ende përdor tentakula, do të kujtohemi si një qeveri që zgjati pak, por mori vendimet më të vështira”, tha ai.

Ai përsëriti se nuk do të marrë pjesë në qeverinë e rindërtuar, duke shtuar se beson se nuk do të marrë pjesë as Partia Popullore Socialiste (PKSH).

Të fundit