Flash News

Rajoni

Abazoviç flet për shkarkimin: Është një konfuzion politik

Abazoviç flet për shkarkimin: Është një konfuzion

Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç, gjatë vizitës së tij në Tiranë, ka folur rreth shkarkimit të tij.

Abazoviç tha se bëhet fjalë për një konfuzion politik, ku qeveria sipas tij, pa marrë patasysh se është në një mandat teknik punon pa instruksione.

Abazoviç pranoi se në punën e mund të ketë bërë gabime.

“Është një konfuzion politik por qeveria pa marrë parasysh se është në mandatin teknik punon pa instruksione. Punon më mirë se kur ka qenë në mandatin e plotë pasi ata njerëz që nuk e kanë gjetur veten aty ndoshta kanë punuar gabim. Mund të dukem pak arrogant se nuk i shoh gabimet tek vetja edhe pse ata ekzistojnë dhe janë prezent.

Në kemi ofruar modelin që ka qenë produktiv për Malin e Zi. Jam krenar për arritjet e 8 muajve të fundit. Ju them këtu se rroga mesatare në Malin e Zi nga 550 € ka shkuar në 750 €. Më duhej pak kohë, pasi disa njerëz kanë dashur të shkëputen prej agjendës  luftës kundër luftës së korrupsionit. Ne atë kishim qëllimin kryesor”, tha Abazoviç.

Të fundit