Flash News

Rajoni

Abazoviç mbështet “Ballkanin e Hapur”, por ka një kusht

Abazoviç mbështet “Ballkanin e Hapur”, por ka një

Kryeministri i parë shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka deklaruar se është pro nismës “Ballkani i Hapur”.

Mali i Zi, Kosova dhe Bosnja e kanë refuzuar më herët këtë nismë, por mesa duket qasja e shtetit malazes do të ndryshojë nën drejtimin e Abazoviçit.

Por ai theksoi se kjo nismë e ka të nevojshme përfshirjen e të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor, e sidomos Kosovës.

“‘Ballkani i Hapur’ është i bërë për 6 shtete, nuk është i bërë për 5 shtete e gjysmë ose 3 shtete e gjysmë, ose për 4.7 shtete, por për 6 shtete. Gjithkush që merr pjesë, prezanton vetveten dhe shtetin e vet.

Mendimi im, ndoshta jam gabim, është se interesi më i madh në rajon është i Kosovës që të jetë në çdo iniciativë rajonale”, tha Abazoviç për “Klan Kosova”.

Edhe më herët, ai ka deklaruar se nisma ‘Ballkani i Hapur’ është afër ideve të tij personale.

 

Të fundit