Flash News

Rajoni

Abazoviç në konferencë me Zelensky-n: Ne në Ballkan e dimë ç’është lufta, Mali i Zi mirëpret 10 mijë ukrainas

Abazoviç në konferencë me Zelensky-n: Ne në Ballkan e

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka deklaruar se Mali i Zi është gati të presë 10 mijë refugjatë ukrainas, për shkak të agresionit rus të nisur që në shkurt të këtij viti.

Në një konferencë të përbashkët në Kiev me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky dhe kryeministrin Edi Rama, Abazoviç tha se e kupton situatën ku ndodhet Ukraina sot, duke sjellë në vëmendje luftën që ka kaluar vetë Ballkani disa dekada më parë. "Nuk kemi shumë kapacitete jemi vende të vogla por do japim kontributin tonë. Siç po japim kontribut duke iu dhënë ca pajisje dhe mbështetje financiare, nuk është mjaft por është përgjegjësia jonë. Samit i tre kryeministrave nga Ballkani Perëndimor është një mesazh i fortë për BE, për vendet që janë superfuqi për të bërë shumë më tepër sesa ne.

Nga ana jonë do keni mbështetjen tonë. 10 mijë ukrainas, janë mesë të mikpritur dhe ndihen mjaft të sigurt. Nuk dua të shoh që kemi refugjatë nga Ukraina sepse kanë shtëpitë e tyre këtu, dua të vijmë në atë kohë që të flasim për marrëdhëniet ekonomike të bërit biznes, kemi një mik të besuar do bëjmë më të mirën për të mbështetur çdo nismë.

 E dimë çfarë është agresioni dhe krimet e luftës. Në emër të paqes miqësisë iu uroj gjithë më të mirën për të ardhmen dhe faleminderit për këtë mundësi. Ky është një detyrim moral i vendeve të BE dhe më pas detyrim politik”, tha Abazoviç.


Të fundit