Flash News

Rajoni

Abazoviç sulmohet në një klub nate, sigurimi hedh gaz lotsjellës! Çfarë ndodhi

Abazoviç sulmohet në një klub nate, sigurimi hedh gaz

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, është sulmuar në një klub nate në Budva.

Sipas medias serbe Kurir, Abazoviç po ndiqte perfomancën e Dino Merlin, kur një person iu është afruar dhe e ka ofenduar.

Por në atë moment është krijuar një kaos dhe rrëmujë. Sigurimi i kryeministrit Abazoviç mësohet se ka reaguar me shpejtësi duke hedhur gaz lotsjellës dhe e kanë larguar nga diskoteka.

Raportohet se Abazoviç është mirë dhe nuk është lënduar.

Ndërkohë policia po heton ngjarjen dhe po punon për identifikimin e autorit që tentoi të sulmojë kryeministrin e Malit të Zi.

 

 

Të fundit