Flash News

Rajoni

Abazoviç: Pjesëmarrja në Ohër nuk nënkupton që do t’i bashkohemi ‘Ballkanit të Hapur’

Abazoviç: Pjesëmarrja në Ohër nuk nënkupton që

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka dekantuar se pjesëmarrja e tij në samitin e Ballkanit të Hapur në Ohër nuk nënkupton se vendi i tij është bërë pjesëmarrës i kësaj nisme.

Ai tha se në Ohër shkoi për të treguar mirëkuptim dhe bashkëpunim më të mirë për rajonin.

Nuk po shkojmë në Ohër që t’i bashkohemi Ballkanit të Hapur, por që së bashku me partnerët e BE-së dhe aleatët e NATO-s, ta tregojmë marrëdhënien tonë ndaj një iniciative në mënyrë që në fund të ditës të kemi më shumë mirëkuptim dhe bashkëpunim më të mirë”, ka thënë Abazoviç.

Përkundër paraardhësit të tij, Abazoviç me të marrë detyrën e kryeministrit ka shprehur përkrahje për këtë iniciativë. Ndërkaq, dje në fjalën e tij në samit ka thënë se do të donte që në Ballkan të Hapur të jenë gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, derisa i ka bërë thirrje edhe kryeministrit Kurti të ndërrojë qëndrim”, tha Abazoviç.

 

Të fundit