Flash News

Rajoni

Abazoviç tregon me emra dy personat që duan ta elemininojnë

Abazoviç tregon me emra dy personat që duan ta elemininojnë

Kryeministri Dritan Abazoviç akuzoi ish-oficerin e lartë të policisë Zoran Lazovic dhe biznesmenin Ranko Ubović se kërkojnë eleminimin e tij. Abazoviç tha se ata nuk duan para sepse nuk kanë nevojë për para.

“Vetëm gojët e vdekura nuk flasin. Por ata u vonuan, unë paralajmërova dhe thashë ose do të vijnë tek unë ose do të vij tek ata. Është shumë vonë për ta", u shpreh Abazoviç.

Ky i fundit u shpreh krenar për veten që ka drejtuar gishtin në majën e piramidës kriminale në Mal të Zi dhe ka "goditur njerëzit drejtpërdrejt në zemër".

Lazoviç, Uboviç dhe kompania Bemax ngritën padi duke kërkuar nga Abazoviç 21,000 euro secili për shkelje të të drejtave personale.

 

Të fundit