Flash News

Rajoni

Ahmeti: Qeverisja “monoetnike” VMRO-VLEN rrënon Marrëveshjen e Ohrit

Ahmeti: Qeverisja “monoetnike” VMRO-VLEN rrënon

Partitë e Frontit Evropian, që udhëhiqen nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), e miratuan të dielën në Tetovë, siç e quajtën ata, një deklaratë kundër “qeverisjes monoetnike” në Maqedoninë e Veriut.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, tha se shumica e re parlamentare mes partisë fituese të zgjedhjeve, VMRO DPMNE, dhe koalicionit VLEN, i cili përbëhet nga katër parti shqiptare, “nuk përfaqëson legjitimitetin” e shqiptarëve nga zgjedhjet parlamentare të 8 majit.

”Konstatojmë patjetërsueshmërinë e zbatimit të demokracisë konsensuale në përputhje me frymën e Marrëveshjes së Ohrit dhe Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut… Partnerët e koalicionit qeverisës duhet të përcaktohen nga vullneti politik i dy komuniteteve më të mëdha në vend, shqiptarëve dhe maqedonasve, si dhe përfaqësuesve legjitimë të komuniteteve të tjera të shprehur në zgjedhje të lira, fer dhe demokratike. Kjo është e drejtë zakonore e zbatuar në vendin tonë, që mundëson legjitimitet, demokraci funksionale, kohezion shoqëror, konsensualitet dhe përfaqësim të drejtë në vendimmarrje”, ka tha Ahmetin.

Por VLEN thotë se BDI-ja nuk mund të pretendojë në legjitimitetin e votës shqiptare, pasi pjesë e Frontit Evropian ishin edhe katër parti të entiteteve tjera në Maqedoninë e Veriut që fituan vota në emër të koalicionit në zgjedhjet parlamentare.

“Mosrespektimi i legjitimitetit mundëson etablimin e hegjemonisë etnike dhe paraqet poshtërim ndaj shqiptarëve, turqve, romëve, boshnjakëve dhe të tjerëve. Ky majorizim monoetnik shkel mbi legjimitetin e komuniteteve të tjera etnike, rëndon bashkëjetesën, demokracinë dhe nuk duhet të lejohet nga të gjithë ne bashkërisht”, ka thënë Ahmeti.

Të fundit