Flash News

Rajoni

Aksident i pazakontë në Milano/ 5-vjeçari përplas të moshuarën me biçikletë, humb jetën 87-vjeçarja

Aksident i pazakontë në Milano/ 5-vjeçari përplas të

Ajo që mund të ishte një nga kujtimet më të lumtura për prindin, është kthyer në një makth në Milano të Italisë.

Një baba po mësonte djalin e tij 5-vjeçar të ngiste një biçikletë pa rrota stërvitje në një park publik. Në fakt, fëmija, duke qenë fillestar në dy rrota, humbi kontrollin e mjetit pas disa xhirove. Pavarësisht shpejtësisë mesatare, ai ka goditur një 87-vjeçare që po ecte aty pranë, duke e bërë të humbasë ekuilibrin dhe të përplaset në tokë me kokë.

Për pasojë, përplasja ka rezultuar fatale për të moshuarën, raportojnë mediat vendase.

Ngjarja dramatike bëri që Prokuroria Publike të hetojë rastin dhe ta konsiderojë babain e fëmijës përgjegjës për vdekjen e gruas. Për këtë arsye ai tashmë rrezikon dënimin për vrasje nga pakujdesia dhe pagesën e dëmshpërblimit të vlerësuar në rreth 200 mijë euro.

Të fundit