Flash News

Rajoni

Aksident i rëndë në Kroaci, tre të vdekur e 12 të plagosur

Aksident i rëndë në Kroaci, tre të vdekur e 12 të

Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 01:40 në autostradën Karlovac - Rijeka, mes tunelit Sveti Marko dhe kryqëzimit Novigrad na Dobra në Kroaci, njoftoi Departamenti i Policisë së Karllovacit.

Për pasojë, tre persona kanë humbur jetën, ndërsa sipas informacioneve janë plagosur edhe rreth 12 persona të tjerë.

Drejtori i Institutit për Mjekësi Emergjente në Karllovac tha për KAportal se gjashtë ekipe nga Qarku i Karllovacit dhe një nga Primorsko-Goranska morën pjesë në shpëtimin e personave të përfshirë në aksident.

Në mesin e pacientëve kishte edhe fëmijë, gjashtë prej tyre janë trajtuar në spitalin e përgjithshëm të Karlovacit, tre në KBC Rijeka, dy në OB Ogulin dhe një në KBC Zagreb.

Mësohet se një furgon me targa hungareze dhe një veturë e pasagjerëve me targa të Rijekës janë përplasur, transmetojnë mediat venase.

Informacione jozyrtare bëjnë me dije se në aksident është përfshirë një fuoristradë Mitsubishi, i cili me shumë gjasa po transportonte emigrantë. Në mjetin me shtatë ulëse ndodheshin drejtuesi dhe 11 pasagjerë.

Pas aksidentit, autostrada A1 Zagreb-Ploçe-Karamatiqi ndërmjet nyjeve Karlovac dhe Novigrad në drejtim të Dubrovnikut është e mbyllur përkohësisht.  

 

 

Të fundit