Flash News

Rajoni

Aksident i trefishtë në Maqedoninë e Veriut, pesë persona përfundojnë në spital

Aksident i trefishtë në Maqedoninë e Veriut, pesë persona

Një aksident i trefisht ka ndodhur këtë të mërkurë në Maqedoninë e Veriut ku janë lënduar pesë persona.

Ngjarja ka ndodhur në autostradën Tetovë- Gostivar.

Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Gostivarit dhe po mbahen nën kujdesin e mjekëve.

Në autostradën Tetovë – Gostivar ka ndodhur një aksident në të cilin kanë marrë pjesë tri vetura: ‘seat leon’ me targa të Gostivarit dhe ‘folsfagen golf’ dhe ‘fiat’ me targa të Tetovës. Në aksident, lëndime kanë marrë gjithsej pesë persona të cilët menjëherë janë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit ‘Ferid Murat’ për ofrimin e ndihmës mjekësore”, njofton policia.

Autoritete hetimore kanë kryer verifikimet në vendin e aksidentit dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve.

Të fundit