Flash News

Rajoni

Aksidenti i rëndë, formohet Shtabi i Krizës në MV

Aksidenti i rëndë, formohet Shtabi i Krizës në MV

Ministria e Punëve të Jashtme në Maqedoninë e Veriut njoftoi se ka formuar Shtabin e Krizës në lidhje me aksidentin e rëndë. Dy punonjës të ministrisë janë dërguar për ndihmë në ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Sofje me qëllim që të asistojnë për kryerjen e procedurave.

Gjithashtu është vendosur një numër telefoni (075 – 273 – 732), ku të gjithë familjarët apo të afërmit e familjeve të viktimave ose të plagosurëve do të mund të drejtohen për informacion.

Më herët, Maqedonia e Veriut shpalli tre ditë zie për shkak të aksidentit, ku humbën jetën 45 persona. Zyrtarët më të lartë të shtetit maqedonas së bashku me kryeministrin Zoran Zaev ndodhen në Bullgari, ku janë takuar me homologut për t'u njohur më mirë me rrethanat e aksidentit, por dhe për të ndjekur hetimet e mëtejshme.

Të fundit