Flash News

Rajoni

Aksidenti i trenave në Greqi, denoncime për shefin e stacionit: Nuk dinte të përdorte sistemin lokal të telekomandës

Aksidenti i trenave në Greqi, denoncime për shefin e stacionit: Nuk

Denoncime të reja kanë ardhur në drejtim të shefit të stacionit në Larisa, vend ku tragjikisht u përplasën dy trena dhe shumë njerëz u ndanë nga jeta, përfshirë dhe studentë shqiptarë.

Qytetarët kanë treguar një rast ku përgjegjësi i stacionit kishte harruar hapur mikrofonat nga ku bëheshin njoftimet brenda stacionit dhe për këtë dëgjohej muzikë dhe bisedat.

Sipas një raporti të STAR, qytetarët ankohen një ditë para përplasjes fatale të dy trenave.

“Ishte sikur ishte në një festival. Zotëri që bën njoftimet ishte shumë i gëzuar. Dy herë harroi mikrofonin, herën e dytë e harroi për një kohë më të gjatë”, ishin disa nga reagimet e qytetarëve duke lënë të kuptohej se përgjegjësi i stacionit nuk ishte i kujdesshëm.

Ndërkohë një tjetër denoncim vjen për përgjegjësin e stacionit, që thuhet se nuk dinte të përdorte sistemin lokal të telekomandës.

Christos Retsinas tha se Vassilis Samara nuk dinte të hartonte automatikisht një itinerar.

“Alstom e dorëzoi sistemin në fjalë në vitin 2022 dhe funksionon në mënyrë perfekte. Në të, ka një “kuti të zezë” që regjistron lëvizjet e bëra. Stacionisti i Larisës nuk dinte ta përdorte, pasi ditët e mëparshme nga ora 22 e tutje nuk ka asnjë regjistrim”.

Vassilis Samaras ka qenë në turn natën për pesë ditë rresht në stacionin e Larisës para natës fatale. Elementi i dytë që sipas zotit Retsina tregon se stacionisti i Larisës, i cili tashmë ndodhet në burg për përfshirjen e tij në përplasjen e trenit, nuk dinte të përdorte telekomandën lokale të Larisës, janë lëvizjet e tij me periferinë, konkretisht me trenin 2597 para aksidentit të trenit por fatmirësisht këtë rast e kapi në kohë, duke e kthyer pas mjetin.

Hetimet thonë se gabimet e tij kanë luajtur një rol vendimtar në përplasjen e trenave në Tempi me 57 të vdekurit.

Të fundit