Flash News

Rajoni

44 shqiptarë të MV humbën jetën nga aksidenti në Bullgari, gjendet viktima e 45-të

44 shqiptarë të MV humbën jetën nga aksidenti në

Është gjetur edhe një trupi pajetë gjatë një kontrolli shtesë në autobusin që u aksidentua mëngjesin e 23 Nëntorit, në autostradën Struma në Bullgari.

Kështu, numri i viktimave shkon në 45, ashtu sikurse u konfirmua dhe u njoftua nga autoritetet bullgare. Nga 45 viktimat, 44 prej tyre ishin shqiptarë të Maqedonisë së Veriut.

Informacionin për gjetjen e trupi të pajetë e ka konfirmuar zëvendësprokurori dhe shefi i Shërbimit hetues kombëtar të Bullgarisë, Borisllav Sarafov, për TV21.

“Në ora 21:15, në mbrëmjen tragjike nëpërmjet “Kapitan Andrevo” kanë hyrë 52 udhëtarë, prej të cilëve 45 i kemi gjetur në autobus, kurse 7 janë në spitalin “Pirogov”, tha ai.

Të fundit