Flash News

Rajoni

Aksidenti në Bullgari/ Mbërrijnë në Shkup trupat e pajetë të 45 viktimave

Aksidenti në Bullgari/ Mbërrijnë në Shkup trupat e
Foto nga momenti i mbërritjes së trupave

Kanë mbërritur në Shkup trupat e pajetë të 45 viktimave që humbën jetën në aksidentin tragjik në Bullgari, ku 44 prej tyre ishin shqiptarë të Maqedonisë së Veriut.

Identifikimi viktimave përfundoi një ditë më parë, teksa sot familjarëve do t’iu dorëzohen trupat e tyre të pajetë. Ata i kanë refuzuar homazhet që ishin planifikuar të mbaheshin në Shkup dhe më pas marshimi drejt sheshit ‘Skënderbeu’, dhe vetëm kanë kërkuar të marrin trupat.

Pjesë e ceremonisë janë zyrtarë të lartë nga Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Shqipëria.

Aksidenti ndodhi në orët e para të mëngjesit më 23 Nëntor në autostradën Struma në Bullgari. Autobusi me 52 pasagjerë ishte nisur nga Stambolli në drejtim të Shkupit. Pasagjerët kishin qenë në një udhëtim tre ditor në Stamboll.

Nga aksidenti mbijetuan vetëm 7 pasagjerë. Ndërsa ende nuk dihen shkaqet që çuan në fatin tragjik për 45 prej tyre.

Të fundit