Flash News

Rajoni

Aksidenti që u mori jetën 40 personave në Greqi, jep dorëheqjen ministri i Infrastrukturës dhe Transportit

Aksidenti që u mori jetën 40 personave në Greqi, jep

Ministri i Infrasktukturës dhe Transporteve në Greqi, Kostat Karmanlis ka dhënë dorëheqjen pas aksidentit tragjik ku dy trena u përplasën dhe për pasojë humbën jetën 40 personave.

 Ai u shpreh se vitet e fundit janë bërë përpjekjet për përmirësimin e infrastrukturës, por nuk ishin të mjaftueshme.

“Sapo jam kthyer nga skena e tragjedisë së trenit në Tempe. Dhimbja është e papërshkrueshme. Është fakt që hekurudhën greke e kemi marrë në një gjendje që nuk i përshtatet shekullit të 21-të."

"Në këto 3.5 vite kemi bërë të gjitha përpjekjet për ta përmirësuar këtë realitet. Fatkeqësisht, këto përpjekje nuk ishin të mjaftueshme për të parandaluar një aksident të tillë. Dhe kjo është shumë e rëndë për të gjithë ne dhe për mua personalisht."

"Kur ndodh diçka kaq tragjike, nuk është e mundur të vazhdohet sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Unë kam disa vite që jam në politikë, por e konsideroj element të domosdoshëm të demokracisë sonë që qytetarët e vendit tonë t’i besojnë sistemit politik."

"Kjo quhet përgjegjësi politike. Për këtë arsye jap dorëheqjen nga posti i ministrit të Infrastrukturës dhe Transportit”, deklaroi ai.

Të fundit