Flash News

Rajoni

Aksidenti tragjik i trenave në Greqi, 3 punonjës rrezikojnë burgim të përjetshëm

Aksidenti tragjik i trenave në Greqi, 3 punonjës rrezikojnë

Aksidenti tragjik në Greqi ku dy trena u përplasën me njëri-tjetrin dhe për pasojë humbën jetën 57 qytetarë, mes tyre dhe studentë shqiptarë, shkaktoi shumë zemërim në popull për mungesën e vigjilencës.

Sipas mediave greke inspektori i stacionit hekurudhor në Larisa dhe dy punonjës të tjerë, janë proceduar penalisht dhe akuzohen për prishje të sigurisë së transportit.

Janë ngritur ndjekje penale ndaj inspektorit të OSE-së, i cili vendosi në turnin e natës drejtuesin e stacionit tashmë të burgosur dhe ndaj dy sepse ishin larguar para orës 11 të natës, kohë që mbyllnin dhe turnin.

Për veprat që personat në fjalë akuzohen, dënimi mund të jetë nga 10 vjet e deri në burgim të përjetshëm.

Të fundit