Flash News

Rajoni

Aksidentohet autobusi i kombëtares së Bullgarisë, plagoset mesfushori Todor Neldev

Aksidentohet autobusi i kombëtares së Bullgarisë, plagoset

Autobusi i ekipit të kombëtares së futbollit të Bullgarisë është përfshirë në një aksident rrugor pas mbërritjes në Gjeorgji të premten vonë.

Për pasojë, mesfushori Todor Nedelev mbeti i plagosur. Nedelev u transportua në spitalin lokal dhe iu nënshtrua një operacioni në kokë në Tbilisi.

Të gjithë anëtarët e tjerë të ekipit dhe stafi i kombëtares bullgare janë mirë.

“Ekipi kombëtar pësoi një aksident të rëndë rrugor pasi mbërriti në Tbilisi, rrugës për në hotelin e ekipit, shoferi i të parit nga dy autobusët që transportonin ekipin tonë humbi kontrollin e automjetit.

Pas përplasjes mesfushori Todor Nedelev u transportua në spitalin lokal, ku aktualisht po i nënshtrohet ekzaminimeve të plota klinike. Të gjithë anëtarët e tjerë të ekipit dhe stafi i kombëtares bullgare janë mirë”, thuhet në deklaratën e Federatës Bullgare të Futbollit.

Bullgarët do të luanin ndaj Gjeorgjisë, në kuadër të Ligës së Kombeve të dielën. 

Të fundit