Flash News

Rajoni

Aksioni në veri të Kosovës, kryeministrja serbe kërkon ndërhyrjen e NATO-s dhe KFOR-it

Aksioni në veri të Kosovës, kryeministrja serbe kërkon

Kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiç i ka bërë thirrje ndërkombëtarëve të ndërhyjnë pas tensioneve në veri të Kosovës, ku po kryhen kontrolle për kontrabandë.

“I bëj thirrje bashkësisë ndërkombëtare, NATO-s dhe KFOR -it, që të reagojnë urgjentisht dhe të ndalin Albin Kurtin. Situata është më se dramatike dhe ky është momenti i fundit në të cilin është i nevojshëm një reagim i qartë për të ndaluar politikën e çmendur të ndjekur nga Prishtina. Kjo lloj sjelljeje ka tejkaluar çdo masë dhe na çon në prag të kaosit”, tha Bërnabiç përmes një komunikate për media.

Policia e Kosovës njoftoi se operacioni i nisur në orët e para të mëngjesit, është në kuadër të aksioneve kundër kontrabandës së mallrave. Operacioni policor degradoi në tension, ku serbët hodhën në drejtim të forcave policore sende të forta.

Nga ana tjetër, policia hodhi gaz lotsjellës dhe bomba zhurmuese për të shpërndarë turmën. Deri tani dy policë dhe gjashtë qytetarë janë paraqitur për ndihmë mjekësore.

Të fundit