Flash News

Rajoni

Alarm për bombë në dhjetëra shkolla, Mali i Zi ndërpret mësimin dhe avakuon nxënësit

Alarm për bombë në dhjetëra shkolla, Mali i Zi ndërpret

Në Mal të Zi është ngritur alarmi për bombë në 41 shkolla fillore. Ministria e Arsimit ka urdhëruar ndërprerjen e mësimit, ndërsa nisën kontrollet.

Mediat vendase shkruajnë se në shkollat ​​e Rozhajës nuk ka mjete shpërthyese. Nxënësit janë evakuuar menjëherë.

"Në territorin e shkollës u vendosën shumë bomba. Gjithmonë kemi ëndërruar për hakmarrje. Do të hakmerremi, do të vijmë në shkollë. Do të vrasim gjithçka. Askush nuk do të mbetet gjallë. Gjithë qyteti do të rrjedh gjak", është mesazhi që kanë marrë një numër i madh shkollash fillore.

Zëdhënësi i Ministrisë së Arsimit, Bojan Knezeviç ka thënë  “Ministria e Arsimit ka informacione se 41 shkolla kanë marrë njoftim për bombë dhe vetëm në ato shkolla është ndërprerë mësimi. Jemi në kontakt me MPB-në nga e cila presim vlerësimin e situatës dhe do të njoftojmë pas kësaj”.

 

Të fundit