Flash News

Rajoni

Albin Kurti të hënën vizitë në Shkup, pak ditë pas incidentit të Osmanit

Albin Kurti të hënën vizitë në Shkup, pak ditë pas

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pritet të kryejë një hënën një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.

Kreu i ekzekutivit kosovar do të ketë takime me krerët e shtetit maqedonas, nga homologu i tij Hristijan Mickoski, dhe me ministrat e kabinetit qeveritar.

Ndërkaq, pritet një takim edhe me kryeparlamentarin e RMV-së, Afrim Gashi.

Kjo vizitë e Kurtit në Shkup vjen pak ditë pas një incidenti në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit me presidenten Vjosa Osmani. 

Incidenti erdhi pasi sigurimi i aeroportit, sipas Zyrës së Presidentes, i kërkoi asaj ta dorëzonte telefonin e saj personal.

Ky incident është konsideruar nga shumë si skandal diplomatik.

MPJ-ja e Kosovës i ka dërguar notë proteste Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke kërkuar sqarime dhe informata mbi këtë rast.

Ndërkaq, MPJ-ja maqedonase ka shprehur keqardhje për rastin, teksa ka thënë se janë duke e trajtuar ngjarjen. 

 

Të fundit